Saturday, April 3, 2010

Preshevë: Bastisen ri shtëpi

Gazeta Express, E enjte, 16 korrik 2009
Sipas agjencisë INA, të mërkurën, me pretekst të kërkimit të armëve, janë bastisur
shtëpitë e dy ish-komandantëve të UÇPMB, Lulzim Ibishit dhe Sadat Nuhiut, në mungesë të të cilëve në biseda informative janë marrë anëtarët e familjeve të tyre, nëna 70-vjeçare e Lulzim Ibishit, dhe disa familjarë të Sadat Nuhiut. Njoftohet se gjatë operacionit policor është bastisur edhe familja e Gafurr Dalipit nga fshati Geraj, dhe është arrestuar Qenan Mehmeti nga fshati Miratovc. Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇPMB i apeloi OKB, OSBE, Këshillit të Sigurimit dhe partive politike shqiptare në Luginë,në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, që të jenë më aktivë ndaj situatës në Luginën e Preshevës. Aksionet u ndërmorën pas shpërthimit të një bombe një ditë më parë në Preshevë, në ndërtesën ku kryesisht banojnë pjesëtarë të policisë serbe dhe ku u plagosë një grua shqiptare me një fëmijë.

No comments:

Post a Comment